Federata Ndërkombëtare e Futbollit miratoi formatin e ri të Botërorit të klubeve, që do të nisë të zbatohet në vitin 2021. Ky turne parashikon pjesëmarrjen e 24 klubeve, do të zhvillohet një herë në 4 vjet dhe do të zëvendësojë Kupën e Konfederatave.

Ishte vetë presidenti i FIFA, Gianni Infantino që konfirmoi nisjen e organizimit të këtij Botërori të ri klubesh pavarësisht kërcënimit me bojkot të tij nga ana e klubeve kryesore të kontinentit evropian.

“Jam shumë i lumtur që Këshilli mori vendimin për një Botëror të ri Klubesh që do të nisë të zhvillohet nga viti 2021. Mendoj se nga 17 qershori deri në 4 korrik të 2021, bota do të shohë një Botëror të vërtetë Klubesh, eveniment ku do të përballen skuadrat më të mira për të fituar kurorën e kampiones së botës”, tha presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

Në të njëjtën, në mbledhjen e Këshillit të FIFA u hodh edhe propozimi për rritjen e numrit të skuadrave në Botërorin e Katarit nga 32 në 46 skuadra, propozim për të cilin do të merret vendimi përfundimtar në 6 qershor në Paris.

Në mbledhjen e Këshillit të FIFA u mor edhe një vendim tjetër, ai i aplikimit të sistemit VAR në Botërorin e Futbollit të Femrave që do të zhvillohet këtë vit në Francë.

Top Channel