Ngjarja e se premtes në Christchurch tronditi mbare botën; ndërsa e përshkroi sulmin në xhami si një nga “ditët më të errëta” në historinë e Zelandës së Re, kryeministrja Jacinda Arden tha se atje, nuk ka vend per gjera te tilla.

“Njerëzit duhet ta ndjenin veten të sigurt këtu”, ishte komenti prekës i shefes së ekzekutivit. Por kjo nuk është hera e parë që dhuna shenjestron myslimanët e thjeshtë dhe të huajt, që bëhen pre e verbimit nga urrejtja. Dy incidente të tilla u regjistruan këtë vit në Gjermani, një në Bottrop dhe një në Essen.

Objektivi i agresoreve u bënë një familje siriane e një afgane dhe një grupi njerëzish në një stacion autobusi. Dy vjet më parë, u sulmua një xhami në Quebec, ku u vranë 6 vetë e u plagosën 18 të tjerë.

Kryeministri Justin Trudeau reagoi menjëherë: “për akte të tilla pakuptimta nuk ka vend në komunat, qytetet e fshatrat tona; kanadezët myslimanë janë pjesë e rëndësishme e kombit tonë”, deklaroi me te madhe ai.

Listës i shtohet dhe goditja me makine e një gruaje qe protestonte gjate mitingut te djathtisteve ne Charlottesville, të SHBA, sulmi ndaj një xhamie në Finsbury në Britani në 2017-ten apo tmerri i tre viteve më parë në qendrën tregtare Olympia në Mynih ku humben jetën dhe tre shqiptarë.

Atentatori i kishte blerë armët në platformën anonime të internetit “Darknet”. Si arsye te gjestit te tij ekstrem, ai jepte urrejtjen ndaj të huajve.

Ky motiv shtyu dhe Anders Breivik të masakronte shtatëdhjetë e dy vetë në dy sulme në Norvegji. Në një manifest të shkruar prej tij, shpjegohej se kishte per qellim t’i jepte fund multikulturalizmit dhe “islamizimit të Europës”.

Shqetësimi që po ngjallin episode të tilla sa vjen e rritet, e është arsyeja perse Komisioni Europian vendosi korrikun e 2018-tës të caktonte një koordinatore te re kundër urrejtjes ndaj myslimaneve në përpjekje për të fashitur racizmin dhe diskriminimin e tyre në europë, një nismë kjo që padyshim, nuk duhet të mbetet me kaq.

Top Channel