Audicionet për Top Talent II vijojnë nesër, transmetohen live në kanalin e Top Channel, në Youtube

16/03/2019 09:13

Audicionet për programin “Top Talent II” në Top Channel, do të vijojnë nesër për të tretën javë me radhë, ku më tepër se 100 aspirues do të provojnë të tregojnë talentin e tyre.

Ashtu si në dy javët e kaluara, edhe këtë të diel, audicionet do të transmetohen livestream në kanalin e Top Channel në Youtube, duke filluar nga ora 9:30.

Top Talent” është një format i veçantë dhe unik, ku grupmosha të ndryshme, ambiciozë e të talentuar, sfidojnë veten përpara jurisë dhe publikut pjesëmarrës në sallë, por edhe nga ekrani.

Ata që do të kalojnë audicionet, do të garojnë në një spektakël që do të prezantohet nga Eneda Tarifa, me regji të Redi Trenit, skenografi të Fatmir Mingës, ndërsa autore e programit është Ledia Liku.

Top Channel