Janë gjithësej 18 konkurrentë, 6 nga secila skuadër të cilët kanë arritur të kalojnë me sukses fazën e Betejave duke u kualifikuar kështu në Netët Live.

Sonte, në mbrëmjen finale të kësaj faze 2 artistët e fundit nga secila skuadër arritën të bëjnë ëndrrën e tyre realitet duke prekur magjinë e Netëve Live.

Nga skuadra e saj, Miriam përzgjodhi Rronin i cili u përball në Beteja me Rumejsën dhe Dominikun, gjithashtu dhe Anisën e cila triumfoi kundrejt Ëmblës dhe Neartit.

Arilena mori me vete në Netët Live, Uendin dhe Denisën. Konkurrentja e parë ishte në Betejë me Laurën dhe Natalinë ndërsa Denisa me Mishelin dhe Vullnetin.

Edhe Gjokat u përballën me vendime të vështira sonte ndërkohë që përzgjodhën për të çuar në fazën tjetër, Altean dhe Alisjan. Dy vajzat të cilat shkëlqyen në Betejën e tyre ishin përballë konkurrentëve të tjerë shumë të talentuar. Altea këndoi në skenë me Deonën dhe Entelën ndërsa Alisja me Feriden dhe Oltën.

Tashmë që Betejave u erdhi fundi, në Netët Live vendimet i përkasin vetëm publikut!

Top Channel