105 vite nga krijimi i kabinetit të Princ Vidit dhe i njëjti përvjetor me ardhjen e tij në Shqipëri në Muzeun Kombëtar të Arsimit është çelur një ekspozitë me elemente të veçanta.

Kjo gëzhojë e Luftës së parë botërore me dy portrete të princ Vidit punuar nga artizani Vangjel Peristeri është gjetur në një banesë Korçë, ku ka shërbyer si element dekorativ.

Fisniku gjerman Wilhelm zu Wied u bë monarku i parë i Shqipërisë, ndonëse regjenca e tij zgjati vetëm gjashtë muaj. Deri në shpërthimin e Luftës së Parë Botërore Shqipëria ishte si një plaçkë në duart e politikës Europiane.

Ky gjerman 37 vjeçar, një pinjoll i një fisi të vjetër e të nderuar do të ishte princi i ri i Shqipërisë, të cilit do ti duhej të përballej me tri detyra të rëndësishme ,organizimin e administratës, problemin e financave dhe çështjen epirote.

Top Channel