“Dialogu” me Serbinë, në Kushtetuese. LDK-VV: Thaçi s’ka autoritet për të drejtuar

15/03/2019 20:15

Projektligji për dialogun me Serbinë është votuar ditë më parë në Kuvendin e Kosovës. Partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, e kanë dërguar në Gjykatën Kushtetuese këtë ligj, pasi sipas tyre, ky ligj i deformon pushtetet institucionale në Kosovë.

Deputetët e të dyja partive thanë se presidenti Hashim Thaçi nuk ka autorizim nga Kuvendi për të udhëhequr dialogun me Serbinë.

Të dy deputetët, Albulena Haxhiu e LVV dhe Driton Selmanaj i LDK, paralajmëruan edhe protesta nëse nuk ndalen veprimet e presidentit, që sipas tyre e cënojnë sovranitetin e Republikës së Kosovës.

Haxhiu dhe Selmanaj thanë se, për të dalë nga kriza institucionale, zgjedhja më e mirë sipas tyre do të ishin zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.

Top Channel