Wake Up/ Robotët që luajnë futboll shpikja e nxënësve të “Harry Fultz”

14/03/2019 12:54

Gjithnjë e më shumë edhe në Shqipëri po shtohen të rinjtë që kanë pasion elektronikën.

Të ftuarit e sotëm ishin dy  të rinj, Daniel Stefani dhe Danjel Qose në vitin e tretë të shkollës së mesme “Harry Fultz” në Tiranë dhe kanë krijuar dy robotët që kryejnë një funksion të veçantë; ata janë lojtarë futbolli dhe kushedi në të ardhmen mund të zëvendësojnë futbollistët e kombëtares sonë.

Me sa duket nuk do të jetë e largët dita që të shohim një ndeshje futbolli mes robotësh; që pasojnë, presin topa,  bashkëveprojnë me njeri-tjetrin, madje bëjnë edhe gola.

Top Channel