Pjesë na avioni i rrëzuar në Etiopi

Edhe Autoriteti i Aviacionit Civil i Kosovës vendosi të ndalojë të gjithë avionët Boeing 737 Max mbi hapësirën ajrore të Kosovës.

Vendimi është marrë për shkak të hetimeve në vazhdim lidhur me pajisjet e avionëve pas rrëzimit brenda pak muajsh të dy mjeteve të tilla. Edhe Bashkimi Europian ndaloi mbrëmë avionët Boeing 737 Max në hapësirën ajrore të shteteve anëtare.

Shtetet e vetme ku ende ka fluturime të këtij avioni janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanadaja.

Një avion me 157 pasagjerë nga 30 vende të globit u rrëzua 3 ditë më parë në Etiopi.

Rrëzimi pak minuta pas ngritjes nga toka njëjtë si aksidenti në Xhakarta 5 muaj më parë shkaktoi një efekt domino të ndalimit të fluturimeve me këtë mjet duke nisur që nga superflota kineze prej 100 avionësh Boeing 737 Max.

Top Channel