Presidenti i Republikës, Ilir Meta u nis sot për në Azerbajxhan, për të marrë pjesë në Forumin e 7 Global të Bakusë, me temë: “Një Politikë e Jashtme e Re”.

Me këtë rast, Presidenti Meta do të mbajë një fjalë në hapje të Forumit dhe do të zhvillojë takime dypalëshe me Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, si dhe homologë të tjerë pjesëmarrës në Forum.

Me mbërritjen e tij në kryeqytetin e Azerbajxhanit, takimin e parë Meta e bëri me dy futbollistët e Kombëtares Shqiptare, Ansi Agollin dhe Sabien Lilajn.

Këta të fundit luajnë për skuadra azerbajxhanase, ndërsa meta i cilësoi si ambasadorët më të mirë të Shqipërisë atje, duke shpërndarë edhe foton me ta në rrjetet sociale.

Top Channel