Koncerti i Ditës së Verës, në Teatrin “Skampa” në Elbasan

13/03/2019 19:54

Mbrëmjen e 12 marsit, Teatri “Skampa” i Elbasanit ishte i tejmbushur për të ndjekur koncertin simfonik, që organizohet në kuadër të festimeve të Ditës së Verës.

Ky koncert u rikthye pas 12 vitesh, ndërsa publiku nuk e kishte harruar shijen e tij dhe përcolli të njëjtat emocione.

Uroi Ditën e Verës nga Elbasani edhe tenori i mirënjohur Kastriot Tusha, i cili nuk harroi pa përshëndetur publikun elbasanas.

“Nga zemra iu uroj festën e Ditës së Verës, edhe sa më shumë dashuri dhe respekt për njëri-tjetrin”, u shpreh tenori Kastriot Tusha.

Drejtori i Qendrës së Artit në Elbasan zbuloi disa nga surprizat e Ditës së Verës, për të gjithë ata që do ta vizitojnë këtë qytet më 14 mars.

Koncerti i madh i “Natës së Verës” do të shënojë kulmin e festimeve në Elbasan, ndërsa të shumta do të jenë aktivitetet edhe më 14 mars.

Top Channel