“Ky është prodhimi ynë, me të cilin ushqehemi, ushqejmë fëmijët dhe me këtë mbajmë familjet. Ne nuk jemi për politikë”.

Siç kishin paralajmëruar, fermerë, blegtorë dhe grumbullues të qumështit e prodhimeve bujqësore në zonën e Myzeqesë, protestuan kundër skemës së re të rimbursimit të TVSH-së, që ul kompensimin nga 20 në 6%.

Në mënyrë demonstrative, ata bllokuan rrugën Lushnje-Fier, duke derdhur bidonat me qumësht. Fermerët thonë se pikat e grumbullimit, prej ditës së sotme nuk po e marrin më qumështin.

Rritja e kostove përfshin të gjithë sektorin e bujqësisë.

Fermerët presin reagimin e qeverisë, në rast të kundërt ata thonë se do të përshkallëzojnë protestën e tyre.

Top Channel