Ashtu si çdo të mërkurë tashmë, edhe mbrëmjen e sotme, Soirée në ekranin e Top Channel do t’ju mbajë të mbyllur në shtëpi.

Dhe kjo për një arsye mjaft të thjeshtë: Vlonjatët do të ulen këmbëkryq në studion e Soirée dhe do të na sjellin këngët dhe polifoninë e bukur labe.

Rita Lati, Bujar Asqeriu, Maya, Aleksandër Çipa, Donald e Romeo Veshaj dhe mjaft figura vlonjate do të sjellin në Top Channel atmosferën që krijon humori dhe muzika vlonjate.

Jo vetëm kaq, por do të kemi mundësinë të mësojmë edhe të vërtetat e këngëve të njohura nga Vlora dhe të gjithë pikëpyetjet që kemi.

Ajo që na mbetet është të presim orën 22:00 dhe të gjithë sytë dhe veshët në Top Channel… mos harroni të ngrini volumin!

FOTO GALERI
1/4

Top Channel