Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë i është rikthyer çështjes së dëbimit të 6 shtetasve turq duke theksuar se largimi u bë pa një proces të duhur, nen pretendimin se ata kërcënonin sigurinë kombëtare”.

“E përshëndetëm krijimin e një Komisioni Hetimor Parlamentar, i cili i ka ekspozuar shkeljet ligjore rreth incidentit, pavarësisht përpjekjeve për të penguar punën e tij.
Gjetjet e komisionit, të cilat sugjerojnë 31 shkelje ligjore ose procedurale nga Agjencia e Inteligjencës e Kosovës, Ministria e Brendshme dhe institucionet e tjera, ngrenë shqetësime lidhur me mashtrimin e agjencive kryesore të sigurisë, si dhe ndjeshmërinë e sektorit të sigurisë ndaj manipulimit politik”, thuhet në deklaratë.

Ambasada ka kërkuar nga institucionet e Kosovës të kërkojnë përgjegjësi të plotë nga kushdo që e shkel ligjin dhe i kujtoi liderëve kosovare se “institucionet e sigurisë duhet të veprojnë vetëm brenda autoritetit të tyre kushtetues”.

“Problemi nuk është fajësia apo pafajësia e individëve, por shmangia e dukshme e proceseve ligjore të Kosovës nga politikanët e Kosovës”, thekson ajo. Dëbimi i gjashtë shtetasve turq nga Kosova, marsin e vitit të kaluar, u bë përmes një aksioni të koordinuar ndërmjet shërbimeve të inteligjencës nga Turqia dhe Kosova, por deputetët, presidenti, kryeministri dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës pretenduan se nuk kishin dijeni mbi rastin. Ankaraja dyshon se 6 shtetasit ne fjale janë anëtarë të organizatës “Hizmet”, të klerikut Fetullah Gulen.

Top Channel