Me rrotullimin e tyre magnetizues, Dervishët nga Damasku pushtuan filarmoninë e Parisit për të sjellë aty jo vetëm një spektakël të rrallë, por edhe një mesazh paqeje dhe dashamirësie per njeri- tjetrin.

Performanca ishte pjesë e eventit “Fundjava për Sirinë”. Muzikante e kërcimtare rrëfyen se arti që bëjnë nuk përfshin vetëm teknika speciale, por edhe arritjen e një gjendjeje, e cila kultivon përcjelljen e një mesazhi paqësor.

“Ajo që ne ndajmë me publikun është diçka mese e natyrshme. Nuk ka veprim, nuk ka terma te sofistikuara as ndonjë skenografi madhështore. Gjithë çfarë bëjmë këtu është një fakt një ritregim i asaj çfarë bëjmë në objektet e kultit”, tha Noureddine Khourchid, drejtues artistic dhe këngëtar.

“Kjo është një shprehje sa fizike aq edhe shpirtërore e asaj çfarë ndodh kur lëvdohet zoti dhe profeti i tij”, tha Hatem Al-Jamal, Dervish.

“Kur rrotullohemi, ne i përçojmë botës një mesazh paqeje, dashurie, bindjeje, pastërtie dhe transparencë. Ne i ndiejmë të gjitha këto gjatë përformancës tonë dhe me gjestet që bëjmë, me atë mënyrë të thjeshtë ndërveprimi përpiqemi t’ia përcjellim këtë spiritualitet edhe publikut. Kushdo që dëshiron ta ndiejë, mund të vijë e të rrotullohet me mua!!!”, tha Hatem Al-Jamal, Dervish.

Rrotullimi i Dervishëve është një formë meditimi ndërkohë që janë fizikisht aktive, e përmes tij, përpiqen të arrijnë burimin e përkryeshmërisë, apo Kamalin.

Top Channel