Një aksident rrugor me pasojë vdekjen ka ndodhur këtë të martë në autostradën Lushnje-Fier.

Viktimë e aksidentit rezulton të jetë 37-vjeçari i identifikuar si H.G., ndërkohë që i plagosur ka mbetur edhe drejtuesi i mjetit të aksidentuar, 45-vjeçari I.B., si pasojë e daljes nga rruga.

I.B. ka qenë duke drejtuar një automjet Audi, ndërsa ende nuk dihen shkaqet që e nxorën nga rruga. Viktima ishte pasagjer në mjetin e tij.

Një grup hetimor po punon ndërkohë për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit rrugor.

Top Channel