Kreditimi i biznesit pësoi rënie dhe në 2018 sipas Bankës së Shqipërisë. Stoku i kredisë për ekonominë private ra nga 364,2 miliardë lekë që ishte në tremujorin e fundit të 2017 në rreth 338 miliardë lekë në tremujorin e katërt të vit që shkoi.

Edhe pse përbën gati 20% të prodhimit të brendshëm bruto sektori i bujqësisë është nga më pak të kredituarit.

Profesori i ekonomisë Selami Xhepa thotë se përtej problemeve strukturore me pronësinë, bankat duhet ta kapërcejnë këtë situatë duke nxjerrë instrumente financimi të rinj.

“Duke qenë se vlera e tokës është problem. Kontrata që fermeri mund të lidhë me tregtarit të vlerësohet si kolateral”, u shpreh ai.

Po ashtu Xhepa thotë se në sektorin e Bujqesisë duhet futet industria e sigurimeve duke garantuar demet e mundshme nga kushtet atmosferike.

Por nuk janë vetëm bankat që nuk financojnë bujqësinë. Edhe subvencionet shtetërore janë mjaft të ulëta në krahasim me peshën që zë ky sektor në ekonominë tonë.

“Mbështetja e drejtpërdrejtë nga ana e shtetit është thuajse zero”, u shpreh Selami Xhepa.

Top Channel