Kopertinat e reja nga Vitrina e librit në Top Channel.

2 – POEZI TË ZGJEDHURA
RAINER MARIA RILKE


Rainer Maria Rilke është një prej poetëve mëtë rëndësishëm të gjuhës gjermane të shekullit të njëzetë. Emri i plotë i tij është René Karl Wilhelm Johann Josef Maria Rilke (4 dhjetor 1875- 29 dhjetor 1926); ishte shkrimtar, dramaturg, poet austriak me origjinë boheme. Rilke u bë ‘poeti i kulluar’ europian që jetoi vetëm për poezinë duke qenë kështu i fundit i kësaj plejade. Ai është ndoshta poeti më me shumë ndikim pas vdekjes, duke u bërë jo vetëm model i shkrimit të poezisë por edhe emër pelegrinazhi, emër që ngjallte dhe ngjall tek lexuesi dhe poeti besimin tek poezia.

KURTIZANIA

Flokët e mia dielli i Venedikut
M´i ktheu në ar, dhe kjo një alkimi,
Që ç´do lloj alkimie e ka zili.
Qepallat -ura, në të cilat ti,
Shkon fare pa u ndjerë drejt rrezikut
Të syve, si fshehtas vragat nën bar
Gufojnë edhe rrjedhin ndër kanale,
Ku deti qetësohet e llambar.
Dhe kush me qenin të pa ndonjëherë
E ka zili, pse dora pa stolira
E sringla e miklon me butësi.
Pa ndezje epshi e pa një dredhi.
Dhe djemtë, shpresë e shtëpive të mira,
Mes gojës sate humbin në humnerë.

VDEKJA E TË DASHURËS

Për vdekjen ai dinte ç’ish rrëfyer:
që vjen, na merr e në heshtje na flak.
Por kur ajo, nga ai e parrëmbyer,
jo, qetë prej syve te tij u mpak,

e u tret mes të panjohurash hije,
e ndërsa ai ndjeu se ata tashmë atje
gëzonin hiret e saj prej perëndie
e buzëqeshjen e saj kishin hënë të re:

iu dukën të vdekurit aq të njohur,
si të kishin qënë miq të vjetër;
i la të gjallët të flisnin, patjetër

por s’u besoi më e atë vend të ftohur
e quajti te përëmblin e në cdo skaj,
e mati. Që të mos vriteshin këmbët e saj.

3- NjË JËTË MES DY SHEKUJVE
Kujtimet e babait
SOFOKLI V. TOLE
Libër kushtuar aktivitetit profesionist të Sofokli Toles në isopolifoninë popullore shqiptare.

4- NJË BALLKON NË PYLL
JULIEN GRACQ
Shqipëroi Edmond Tupja


Një ballkon në pyll, Un balcon en forêt, është një roman i vitit 1958 i shkrimtarit francez Julien Gracq. Ai tregon historinë e një togeri francez, Grange, i cili është transferuar në një bunker betoni në pyllin e Ardennes në vjeshtën e vitit 1939. Aty ai pret me tre burra të tjerë thirrjen për nisjen e Luftës së Dytë Botërore.
Krejt të shkëputur nga pjesa tjetër e botës, shqisat e tyre zhvillohen për të kapur tingujt dhe ndjerë më qartë aromat që sjell pylli. Ata ndjehen të sigurt aty ndërsa vjeshta pasohet nga dimri. Më vonë, kur pas dimrit vjen pranvera, kur gjaku ndizet dhe divizionet ushtarake sulmojnë, toger Grange, takon fatin që kurrë nuk pat besuar se do t’i vinte. Por nëse kjo duket si një histori ushtarësh, nuk ka të bëjë aspak me luftën. Kjo është një histori mbi vetminë, mbi kundrimin e hollë dhe pritjen – për dashurinë, devocionin e ri të togerit ndaj Monës, vajzës së rë që ka mbetur e ve, e që ai e takoi si një zanë në mes të pyllit një natë me shi. Dhe pikërisht në këtë periudhë surreale të pasigurisë kudo në botë, Mona bëhet dashnorja e tij. Mbi këtë roman u realizua një film me të njëjtin titull në vitin 1978 drejtuar nga Michel Mitrani.

Pjesë nga libri
Sa vjeçe je ti? – e pyeste ndonjëherë Granzhi duke i lëmuar vetullat me gisht, i befasuar nga bukuria e saj shumë më tepër sesa nga një shakullinë e papritur, duke kapsallitur sytë para një drite tejet të fortë, ndërsa ajo qeshte me atë zë gryke dhe ia prishte flokët me gishtërinjtë e lehtë – por ai e kuptonte që pyetja e tij nuk kishte kuptim dhe se rinia në atë çast nuk kishte të bënte me moshën; ajo ishte më shumë një krijesë përrallore, si bricjapët.
“Këtë vajzë e kam gjetur në pyll”, mendonte dhe zemrën ia tejshponte një sëmbim i mrekullueshëm; ekzistonte një shenjë lidhur me atë: deti e kishte sjellë me valët e tij deri tek ai mbi një koritë guri; e ndiente për sa pak kohë ia kishin dhënë hua; vala që e kishte sjellë do ta rrëmbente përsëri.

Top Channel