Moti shtyn Ditën e Verës. Në Tiranë festimet të dielën, në 17 mars. Ulje temperaturash dhe shi

10/03/2019 15:41

Pavarësisht ardhjes së stinës së pranverës, java e ardhshme pritet që të sjellë një përkeqësim të motit, rreshje shiu dhe ulje temperaturash.

Në zonat malore pritet që temperaturat të kapin vlerat nën 0 gradë Celcius.

Sipas sinoptikanëve, Dita e Verës pritet të jetë e ftohtë dhe me shi. Bashkia e Tiranës ka parashikuar rreth 50 aktivitete festive për fëmijë e të rritur, por rreziku i një moti të keq ka bërë që kryebashkiaku Erion Veliaj të kërkojë mendimin e qytetarëve për t’i zhvendosur festimet të dielën, më 17 mars.

Top Channel