Një çift iranian janë arrestuar pasi propozimi për fejesë është bërë në një qendër tregtare para shumë njerëzve.

Video e propozimit publik në qytetin verior Arak, u shpërnda në rrjete sociale.

Ata u arrestuan shpejtë pas propozimit, për arsye siç thuhet të shkeljes së rregullave islamike.

Shfaqja e dashurisë në publik është e ndaluar me ligjet islamike të Iranit.

Mahmoud Khalaji, zëvendëskomandat i Policisë, tha për agjencinë e lajmeve Fars se çifti janë në paraburgim për shkak të kërkesës së njerëzve, raporton REL.

Ai shtoi se ata janë ndaluar për shkak të veprimit që kanë bërë, që sipas tij, është influencë e degjeneruar e kulturës Perëndimore.

Top Channel