Basha mbledh Kryesinë: Pjesëmarrja e 16 Marsit ta tejkalojë atë të 16 Shkurtit

10/03/2019 20:00

Partia Demokratike mblodhi kryesinë, nga ku nën drejtimin e Lulzim Bashës i gjithë fokusi ishte për organizimin e protestës së 16 Marsit.

Burime nga kjo mbledhje pohuan se kryedemokrati Basha ka kërkuar kontaktimin e sa më shumë njerëzve për të mbajtur lart frymën antiqeveri.

“Pjesëmarrja e 16 Marsit ta tejkalojë atë të 16 Shkurtit”. Kjo ka qenë kërkesa dhe porosia e Bashës për kryesinë dhe kryetarët e degëve të PD-së në rrethe.

“Të bëjmë për vete elitën në çdo fushë. Gjithçka në funksion të aksionit politik dhe protestave”, është shprehur Basha.

Ndërkohë, në mbrëmje kryetari i Partisë Demokratike iu bashkua protestës së banorëve të Unazës.

“Koha e hajdutëve po merr fund, bashkë me kohën e Edi Ramës që ka marrë fund. Ai është një kufomë politike dhe banda e tij politike që qeveris vendin i ka ditët e numëruara. Edi Rama, ti je i paligjshëm! Je po aq i paligjshëm si kriminelët me të cilët ke marrë pushtetin. Më 16 Mars do të jetë historia e triumfit të shqiptarëve të bashkuar”, tha Basha.

Top Channel