Bashkëshortët Medin dhe Nekie Kocaqi në fshatin Suk të Roskovecit, e kanë lidhur jetën e tyre me tokën që përfituan nga ligji 7501. Se bashku me dy djemtë, 3 vjet me parë ata investuan në ndërtimin e serave diellore. Në 2 hektarë me sera, kjo familje kultivon luleshtrydhe, domate, kastravec dhe perime të tjera.

Edhe për Nekien ia ka vlejtur investimi i kryer.

Kryefamiljari është kthyer për të shfrytëzuar tokën e tij pas 22 vitesh në emigracion. Rikthimi në vendlindje erdhi pasi u konsultua me bashkëfshatarët e tij për përmirësimin e infrastrukturës dhe sistemit të vaditjes.

Ndërtimi i 4 stacioneve të pompimit në lumin Seman, të cilët furnizojnë tokat me ujë për vaditje gjatë 24 orëve, është një ndihmë e konsiderueshme për zhvillimin e bujqësisë në këtë zonë.

Fermerët e kanë të siguruar edhe tregun pasi janë ngritur edhe shumë pika grumbullimi, të cilat i eksportojnë jashtë vendit të gjitha prodhimet e serave.

Top Channel