Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në Peqin, ku një i mitur 14-vjeçar, ka vrarë me armë gjahu vëllanë e tij 20-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në pyllin e Galush të Peqinit, ku dy vëllezërit ishin duke kullotur bagëtinë.

Të miturit i ishte shkrepur arma nga pakujdesia dhe la të vrarë në vend vëllanë e tij, i cili u identifikua si Roland Lleshi.

Grupi hetimor, pasi mblodhi provat në vendin e ngjarjes, pritet të dalë me një raport të plotë mbi të detajet incidentit tragjik.

Ndërkohë, i mituri që është nën moshën 14 vjeç, mbahet i shoqëruar në komisariatin e Peqinit, derisa prokuroria të vendosë për ngritjen e akuzave ndaj tij.

Top Channel