Foto ilustruese

Pas marrjes të një informacioni se në vendin “Malin i Moravës” në Korçë, disa persona po qëllojnë në ajër me armë zjarri, janë organizuar forca të shumta policie, për identifikimin e kapjen e autorëve.

K.G., 31 vjeç; Dh.Sh., 31 vjeç; E.L., 34 vjeç dhe M.L., 30 vjeç, janë 4 të arrestuarit pas verifikimeve të bëra edhe në bashkëpunim me komunitetin, bën me dije policia.

Gjatë kontrollit trupor të tyre shtetasit E.L., iu gjetën në xhepin e xhupit 2 doza me lëndë të dyshuar narkotike kokainë.

Gjithashtu ndaj shtetasit K.G., Gjykata e Shkallës së Parë Pogradec, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Mashtrimi”.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan, 1 armë zjarri tip pistoletë, 1 krëhër me 3 copë fishekë, 44 copë fishekë luftarak, 2 gëzhoja dhe 2 doza lënde narkotike të dyshuar kokainë.

Top Channel