Prokuroria e Tiranës shpalli pretencën dhe kërkoi dënimin me 16 vite burgim për një biznesmen, i cili dyshohet se në bashkëpunim me një punonjëse banke kanë mashtruar një qytetar, duke përfituar prej tij 80 milionë lekë të reja.

Ndërkohë është veçuar dosja për punonjësit e bankës dhe për bankën e nivelit të dytë që është nën akuzë dhe nën gjykim për mashtrim me pasoja të rënda.

Duke përdorur emrin e një spitali privat në të cilin Lefter Sulkaj është administrator, të dyshuarit e tjerë të bankës dyshohet se kanë bindur biznesmenin A. Dauti që depozitonte në mirëbesim shumën prej 300 mijë dollarë dhe 41 milionë lekë. Prokurori Valentin Preçi thotë se hetimet zbuluan se në të njëjtën ditë punonjësit e bankës kishin kredituar me veprime fiktive shoqërinë Sulkaj.

Shuma është tërhequr brenda të njëjtës ditë çka ka sjellë një situate jo normale në bankë. Në këto kushte punonjëset e bankës i kanë kërkuar ndihme një biznesmeni që ishte klient në bankë duke i premtuar se do depozita do t’i kthehej brenda dy ditëve.

Nën akuzën e mashtrimit gjenden edhe banka të nivelit të dytë pasi sipas Prokurorisë jo vetëm nuk ka mbrojtur klientin, por nuk ka reaguar në kohë për të zbuluar shkeljet e punonjësve që dyshohen se shkelën manualin.

Top Channel