Dumbo ka rikthyer në vëmendjen e publikut një aktor shumë të dashur hollivudian, Danny de Vito.

Ylli i ekranit të madh nuk la pa e shafqur sensin e tij të humorit në Meksikë, ku prezantoi versionin e ri të krijimit klasik të Disney-t dhe tregoi sesi kishte pasur një rrëzim spektakolar në hotelin ku u zhvillua eventi. Mesazhi i përcjellë më tej megjithatë, ishte mjaft serioz.

“Ka tema në këtë film të cilat i përjetojmë tani në jetët tona, gjëra që po ndodhin në vendin tonë, në vende të ndryshme të planetit sepse ka shumë përçarje, ka ksenofobi, ka një fokus tmerrësisht të madh tek liderët që zgjedhim dhe tek të cilët duhet të hedhim vështrimin për bashkim, kur në fakt janë ata që na përçajnë, sepse ndiejnë se po të jemi të ndarë, do të kenë më shumë pushtet mbi ne”, deklaroi aktori i famshëm.

DeVito mbërriti këtë javë në Mexico City për promovimin e versionit të ri të filmit, premiera botërore e të cilit është në 29 mars. Në këtë version, aktori i jep jetë Max Medicit, pronarit të cirkut ku jeton elefanti i famshëm. Ky është i pari bashkëpunim i De Vitos me regjizorin Tim Burton pas 16 vjetësh, kur punuan së bashku për “El Gran Pez”.

“Dumbo” i Burtonit, që ka për protagonist edhe një emër tjetër të njohur, Michael Keaton, përqendrohet tek historia e Medicit dhe mënyra se si e menaxhon ai elefantin me fuqi fluturuese.

Top Channel