Ura e Kasabashit daton në shekullin e XVI dhe është monument kulure i kategorisë së parë e ndërtuar mbi lumin Vlosh.

Ajo mendohet që të jetë ndërtuar në vitet 1640, pranë burimit të Guhakut nga arkitekt Kasëmi. Ura e Kasabashit gjendet në afërsi të Çorovodës dhe futet në tipologjinë e urave simetrike me tre qemerë me kurriz dhe me dritare shkarkuese.

Prej vitesh, ura ka marrë disa dëmtime dhe pjesët më të dukshme të saj janë shembur, edhe njëra nga këmbët kërkon ndërhyrje të menjëhershme. Dega e monumenteve të kulturës Berat e ka në projektet e saj restaurimin e kësaj ure.

Skrapari është kthyer në një vend qe vizitohet nga turistët vendas e të huaj dhe një nga atraksionet që i tërheq vizitorët është edhe Ura e Kasabashit.

Top Channel