“Top Talent Backstage”, emocionet e audicioneve vijnë në kanalin e YouTube të Top Channel

04/03/2019 14:10

“Top Talent Backstage” nis sot dhe do të jetë çdo të hënë, të mërkurë dhe të premte në kanalin e Top Channel në YouTube.

Aplikantët e sezonit të dytë të këtij talent show do të intervistohen, përpara  dhe pas zhvillimit të audicionit të tyre të parë.

Rreth 650 persona nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia, që kanë aplikuar në kategoritë: gazetar, prezantues e interpretues i përgjigjen çdo  pyetjeje në backstage pa asnjë kompleks si dhe tregojnë ambiciet e tyre në konkurrim.

Parapërgatitjet, emocionet, lotët, humori, batutat, por edhe nervozizmi i secilit prej konkurentëve do të jenë pjesë e ”Top Talent backstage”, rubrikë e cila është e konceptuar të jetë në formën e një “reality”.

Si do të arrinë të bindin jurinë  për të kaluar çdo fazë konkurrimit? Cili prej konkurentëve  është i bindur që do të arrijë në mbrëmjen finale? Kush do të jenë personazhet më të rinj në media?

Na ndiqni në kanalin e Top Channel në YouTube dhe zbuloni se çfarë ndodh në backstage në fazën parapërgatitore të Top Talent.

Ky spektakël nis transmetimin në prime time në fillim të muajit maj në ekranin e Top Channel.

Top Channel