Vjosa Paçuku, makeup artistja e njohur me origjinë shqiptare ishte e ftuar pasditen e sotme në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon.

E larguar nga Kosova që në moshën 12 vjeçare, Vjosa tregoi më shumë nga rrugëtimi i saj dhe vendosja në SHBA.

Ajo pranoi se kishte nisur të punonte që në moshë të re, madje përpos punëve të lidhura me profesionin e saj si makeup artiste, Vjosa tha se dikur ka punuar si kamariere dhe recepsioniste në biznesin e familjes.

Sot ajo tregoi se ndihet më krenare se kurrë për çdo punë që ka bërë, pasi ka fituar privatësinë e saj financiare që në moshë të re.

Top Channel