Startuan audicionet e përgjithshme të spektaklit Top Talent 2, Talent show i Top Channel, që është në kërkim të gazetarëve, prezantuesve dhe interpretuesve.

160 aspirantët e parë, nga 650 që kanë aplikuar, bënë prezantimet e tyre, ndërkohe që audicionet u transmetuan në live streaming, në kanalin e Top Channel në Youtube. Pas audicionit të përgjithshëm, konkurrentët do të kalojnë në disa faza parapërgatitore, përpara nisjes së show-t televiziv.

Të shumtë kanë qenë dhe personat që pasi kanë ndjekur audicionet në livestream, kanë kërkuar të jenë pjesë, edhe pse nuk kanë aplikuar.
Produksioni po shikon edhe mundësinë e rihapjes në ditët në vijim të aplikimeve, për 24 orë. Emocione ka pas kuintave, atje ku kandidatët bëhen gati për të dalë në skenë.

Top Talent” është një format i veçantë dhe unik, ku grupmosha të ndryshme, ambiciozë e të talentuar, sfidojnë veten përpara jurisë dhe publikut pjesëmarrës në sallë, por edhe nga ekrani. Audiconet do të zgjasin për tre të diela për shkak të numrit të madh të aplikantëve.

Ata që do të kalojnë audicionet, do të garojnë në një spektakël që do të prezantohet nga Eneda Tarifa, me regji të Redi Trenit, skenografi të Fatmir Mingës, ndërsa autore e programit është Ledia Liku.

Top Channel