Prej 2 ditësh qyteti i Shkodrës është në festën e karnavaleve. Nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të gjimnazeve performuan në sheshin para bashkisë, duke krijuar një atmosferë festive.

Pjesa më interesante e festës është interpretimi i bejteve në sheshin para bashkisë, përmes të cilave oratorët përcollën mesazhe therëse ndaj së keqes dhe thumbuan me batuta edhe drejtuesit e qeverisë.

Gjatë festimeve, dordoleci, simbol i fenomeneve negative, u vendos në sheshin “Nënë Tereza”, ku u bë edhe djegia e tij. Festa e karnavaleve nuk përcjell vetëm harmoni, por largon e thyen rutinën e monotoninë që karakterizon përditshmërinë e njerëzve.

“Karnival 2019″ shënon 20-vjetorin e festimeve në demokraci dhe 158 vjet traditë në Shkodër, ndonëse ndryshe nga viti i kaluar, ky përvjetor la për të dëshiruar sa i përket organizimeve.

Top Channel