Foto ilustruese

Atleti shqiptar Izmir Smajlaj është tërhequr nga kampionati europian, që ka nisur në ditën e parë të marsit në Skoci.

Sportisti, nga i cili tifozët kuqezi prisnin medalje nga turneu i sallave të mbyllura në Glasgow, është dëmtuar dhe nuk është riaftësuar dot për garën e kësaj të premteje.

Smajlaj u dëmtua para 6 ditësh në një seancë stërvitore në Londër, e pavarësisht impenjimit të mjekëve për tërheqjen muskulare, gara u bë e pamundur. Nëse do të zbriste në pistë, ai do të rrezikonte një dëmtim më të rëndë.

Në këtë garë, Atletika shqiptare kishte vetëm dy atletë dhe tani shpresat për medalje kalojnë nga Luiza Gega. Ajo do të garojë në disiplinën e 3.000 metrave.

Pas medaljes së artë në Ballkaniadën e zhvilluar në Stamboll, dy javë më parë, atletja kuqezi do të synojë më 3 mars zonën e medaljeve edhe në këtë turne europian.

Top Channel