Pasi regjistroi një valë ultrakonservatore që ngjiti presidentin Jair Bolsonaro në pushtet në Brazil, Rio de Janeiro po përgatitet për një sezon karnavalesh proteste, që pritet të fokusohet mbi të gjitha te femrat dhe njerëzit e grupet minoritare.

“Ne duam të tregojmë trimërinë e njerëzve me ngjyrë, disa emrave të rëndësishëm, kryesisht gra që janë eklipsuar nga shovinizmi. Ne po shkruajmë emrat e grave dhe burrave me ngjyrë. Ne duam të tregojmë se kush janë pionierët e vërtetë, njerëzit që me të vërtetë e kanë ndërtuar historinë e Brazilit”, tha Evelyn Bastos.

“Karnavalet kanë një temë, janë publike. Mund të flasësh për çfarë të duash. Mangueira po flet për ata që zbuluan Brazilin, historinë e tij, historinë e njerëzve që ndërtuan vendin, por që nuk përmenden në librat e historisë. Flet për gjithçka që po ndodh në vend, krizën që po përjeton ai”, tha Wesley da Silva Assumpcao.

Ndasitë sociale në Brazil duket se po thellohen. Ndërsa qeveria populiste e bardhë po i gëzohet pushtetit, lagjet e varfra të Brazilit përballen me dhunë mbi grupet e margjinalizuara.

Në karnavalet e Brazilit, maskat janë shumë popullore dhe maskat e Bolsonaros janë bërë tashmë “hit” në lagjet e mesme dhe ato të larta. Ndërsa në lagjet e varfra nuk ndodh kështu. Në piedestal po ngrihen njerëzit me ngjyrë, ata të thjeshtët dhe ata që kanë lënë gjurmë në histori.

E shkolla e “Sambës” në Mangueira ka zgjedhur të marrë një qëndrim politik në këto karnavale.

Top Channel