“Në shtëpinë tonë”/ Mjeku popullor: Borziloku, bima që mban larg virozat, ja si ta përdorni

25/02/2019 11:44

Sot “Në shtëpinë tonë” do të flasim për borzilokun, bima medicinale dhe aromatike e cila është shumë popullore në Mesdhe për shkak të vlerave të larta ushyese dhe mjekësore që përmban.

Madje sipas specialistëve të bimëve ajo është një ndër erëzat që është njohur që në lashtësi për shkak të aromës dhe simbolikës që ka.

E konsideruar ndryshe si simbol i paqes, harmonisë dhe lumturisë, ilirët e përdornin borzilokun për të thurur kurora dhe për të përcjellë këtë mesazh që kjo bimë mbante.

Sot në emisionin “Në shtëpinë tonë” mjeku popullor Ibrahim Lala këshillon përdorimin e kësaj bime sidomos për rritjen e rezistencës së trupit ndaj virozave.

Top Channel