Mbyllen sonte në mesnatë aplikimet për sezonin e dytë të programit Top Talent. Qindra persona përgjatë 1 muaji kanë aplikuar për 3 kategoritë, gazetar, prezantues dhe interpretues, në talent show-n, i cili nis në fillim të muajit Maj transmetimin në Top Channel.

Audicionet e mëdha do të nisin në fillim të muajit mars. Edhe pak orë kanë mbetur për të aplikuar në website-n e Top Channel, për të qenë pjesë e sezonit të dytë të Top Talent.

Disa prej fitueseve të sezonit të parë të Top Talent, vazhdojnë rrugëtimin në Top Channel.

Top Channel