Ushtria venezueliane hap zjarr në kufi me Brazilin, synon ndaljen e ndihmave humanitare

23/02/2019 01:13

Ushtarët venezuelanë hapën zjarr ndaj anëtarëve të një bashkësie vendase pranë kufirit me Brazilin të premten, duke vrarë të paktën një dhe duke plagosur disa të tjerë, pasi presidenti Nikolas Maduro sfidoi përpjekjet e mbështetura nga SHBA për të sjellë ndihma në kombin e tij të shkatërruar ekonomikisht.

Shtetet e Bashkuara, që janë midis dhjetëra vendeve perëndimore që njohin udhëheqësin e opozitës, Juan Guaido si presidenti legjitim i Venezuelës, janë duke grumbulluar ndihma në qytetin kufitar Cucuta për t’i kaluar përtej kufirit këtë fundjavë.

Mes tensioneve të larta, pasi Guaido thirri kushtetutën për të deklaruar një presidencë të përkohshme muajin e kaluar, Maduro ka mohuar se ka një krizë humanitare në Venezuelë, pavarësisht mungesave të përhapura të ushqimit dhe ilaçeve, por edhe hiperinflacionit.

Maduro, i cili mori pushtetin në 2013-ën dhe u rizgjodh në zgjedhjet e vitit të kaluar, gjerësisht të konsideruar si të vjedhura, thotë se përpjekjet e opozitës për të sjellë ndihmat janë një “shfaqje e lirë” e mbështetur nga SHBA, për të minuar qeverinë e tij.

Presidenti socialist ka deklaruar se kufiri jugor i Venezuelës me Brazilin është mbyllur dhe ka kërcënuar të bëjë të njëjtën gjë me kufirin kolumbian, përpara të shtunës, si afat i vendosur nga opozita për të sjellë ndihma humanitare.

Top Channel