Tottenhami rrezikon t’i thotë përfundimisht “lamtumirë”, shpresave për titullin në Premier League.

Skuadra londineze u mund me rezultatin 2-1 nga Burnley, në ndeshjen e radhës për kampionat në fushën e këtij të fundit, duke i dhënë mundësinë Manchester Cityt dhe Liverpoolit, që të shkëputen edhe më shumë.

Golat e kësaj sfide u shënuan të gjitha në pjesën e dytë, me Burnleyn që kaloi në avantazh me golin e Wood, por skuadra londineze u kundërpëgjigj me Harry Kane.

Kur kishin mbetur 7 minuta nga fundi i sfidës, Barnes ndëshkoi sërish londinezët, duke shënuar golin e fitores 2-1 për Burnleyn.

Top Channel