Fernando Torres po vazhdon karrierën e tij në Japoni me Sagan Tosun.

Në humbjen e skuadrës së tij me rezultatin e thellë 4-0, “El Nino” pati një moment ku humbi krejtësisht kontrollin.

Sulmuesi spanjoll, ish-lojtar i Atletico Madrid, Liverpool, Milan dhe Chelsea, pati një përplasje me mbrojtësin kundërshtar në mesfushë dhe fakti që arbitri e konsideroi faull të Torresit, bëri që spanjolli t’i vërsulej gjyqtarit.

Torres nuk mbahej mend në këtë gjendje që kur u zu me Neymar në një ndeshje Atletico-Barça.

Top Channel