Sot, kjo fushë duket si shumë të tjera, por në fakt nuk është e tillë…

Dikur këtu ngrihej një qytezë shumë e zhvilluar, një skelë detare ku realizohej një tregti e dendur. Ajo u themelua në Mesjetë nga një fisnik i njohur, pjesë e një familjeje që u shpërnda deri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kjo qendër kishte aq rëndësi e zhvillim për kohën, sa këtu vendosën konsujt e tyre edhe Raguza apo Venediku. Pra, Pirgu nuk ishte thjesht një skelë, por një qytezë e mirëfilltë ku qëndronin tregtarë të ndryshëm, marinarë e banorë. Dokumentat janë një mundësi e mirë për të rikrijuar jetën e këtushme. Si ishte Pirgu i shekullit XIV e më pas?

Qyteza sot nuk ekziston më. Çfarë ndodhi me të? Përse disa ndër fuqitë e kohës u përplasën për këtë qendër? Si u shuajt dhe ku shkuan banorët e saj?

Këto pyetje e shumë të tjera do të marrin përgjigje sonte, në orën 20:10, në dokumentarin e ciklit “Gjurmë Shqiptare“ të gazetarit Marin Mema.

Top Channel