Reshjet e dëborës kanë filluar gjatë natës në disa qarqe të vendit dhe sipas ARRSH-së, në rrugët Korçë-Ersekë, Qafë Bigell-Dogana Goricë, dhe rruga e Dardhës dhe e Voskopojës shoferët duhet të përdorin zinxhirë.

Ndërkohë që ARRSH bën thirrje për drejtuesit e mjeteve që të pajisen me goma dimërore.

Njoftimi i ARRSH

Gjatë natës ka pasur reshje bore në juglindje dhe ne veri të vendit.

Kompanitë e mirëmbajtjes kanë qenë në punë me mjetet borëpastruese dhe është bërë shpërndarja e kripës.

Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në rrugët Korçë-Ersekë, Qafë Bigell-Dogana Goricë, rruga e Dardhës dhe e Voskopojës.

Drejtuesit e mjeteve te tregohen të kujdesshëm, të jenë të pajisur me goma dimërore dhe të përdorun zinxhir në rrugët që kemi lajmërur, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

Top Channel