Macja Choupette shfaqet e hidhëruar në Instagram për vdekjen e Karl Lagerfeld

23/02/2019 10:52

Një kapelë e zezë me një perde tantelle që shërben për për të mbuluar dy sy të trishtuar të rrethuar nga leshi i bardhë dhe i dendur i saj.

Kështu vajton humbjen e zotit të saj, stilistit 85-vjeçar gjermanit Karl Lagerfeld, Choupette, macja “trashëgimtare”.

Bashkë me fotografinë e postuar në faqen personale të saj në Instagram ka mesazhin – nga macja, e cila ka mbi 250 mijë ndjekës në rrjetin social – falënderime të përzemërta për ata që morën pjesë në dhimbjen për vdekjen e manjatit ndërkombëtar të modës.

FOTO GALERI
1/12

Top Channel