Shkollat e sambës po punojnë natë e ditë për të qenë gati për karnavalet e famshme në të gjithë botën të Rio de Zhaneiros.

Shkolla e Portelas, një nga më të vjetrat në qytet, pranon se ky është karnavali më i vështirë i viteve të fundit.

Portela ka firmosur këtë vit edhe një bashkëpunim me stilistin francez, Zhan Pol Gotier, që ka dizenjuar një pjesë të kostumeve që do të shpalosen plot ngjyra më 4 mars.

Zhan Pol Gotier pritej madje të parakalonte me Portelën më 4 mars, por stilisti e kishte anuluar udhëtimin në moment të fundit për shkaqe shëndetësore.

Portela është një nga shkollat më të vjetra të sambës në Rio dhe një nga 14 shkollat që do të marshojnë në sambodrom më 3 dhe 4 mars.

Karnavalet e Rios nisin pasi kryebashkiaku i dorëzon në mënyrë simbolike çelësat e qytetit mbretit Momo, që është edhe “Mbreti i Karnavaleve”.

Top Channel