Foto ilustruese

Një 41-vjeçar është arrestuar pasi është kapur me 3 kilogramë kanabis.

Sipas policisë, 41-vjeçarit me inicialet E.Ç., banues në Delvinë, i është bërë thirrje për të ndaluar në Qafë-thanë, por ai nuk i është bindur urdhrit. Për pasojë, 41-vjeçari është ndjekur deri në hyrje të Elbasanit, ku u bë edhe arrestimi i tij.

Gjatë kontrollit të makinës policia zbuloi në bagazh edhe sasinë e lëndës narkotike.

Top Channel