Jeta rurale franceze ka zbarkuar në kryeqytetin Paris, pasi lopë, dele dhe bagëti të tjera kanë parakaluar përmes një lagjeje të qytetit për të shënuar fillimin e një panairi të përvitshëm bujqësor.

Fermerët parakaluan me rreth 50 kafshë, disa të dekoruara me zbukurime shumëngjyrëshe, përmes parkut Butte Chaumont në parisin verilindor, para hapjes së panairit bujqësor ndërkombëtar.

Kalimtarët ndaleshin për të shikuar bagëtitë, ndërsa fermerët i shoqëronin ato.
Katër prodhues djathi po ashtu ofronin pakëz shije të produkteve të tyre.

“Në Paris ne nuk shohim shpesh lopë. Vajzat e mia ishin shumë të gëzuara ti shikonin ato nga kaq afër”, tha një banor.

Presidenti francez Emmanuel Macron ishte i pranishëm në hapjen e panairit që nis nga 23 shkurti dhe mbyllet më 3 mars.

Top Channel