Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës u tha gazetarëve se ka vendosur të lërë një sasi trupash amerikanë në Siri, ndonëse në muajin dhjetor të vitit të kaluar kishte urdhëruar që të tërhiqeshin të gjithë.

Duke folur para gazetarëve, Trump shpjegoi se vendimi nuk përbën ndryshim të mendimit të tij për tërheqjen dhe se nga rreth 2000 trupa, vetëm 400 do të vazhdojnë misionin e tyre në Siri, ndërsa pjesa tjetër do të kthehen.

Trupat amerikane që do të mbeten në Siri, do të jenë të ndarë midis një zone të sigurt përgjatë kufirit verilindor me Turqinë dhe bazës ushtarake amerikane në Tanf, pranë kufirit me Irakun dhe Jordaninë.

Vendimi i Trump për të mos tërhequr plotësisht trupat amerikane nga Siria, duket se vjen për shkak të përplasjeve për ndikim mes Turqisë dhe Rusisë, por edhe për të mbrojtur kurdët, që ishin aleatë të SHBA-ve gjatë luftës atje.

Top Channel