Tirana ka mundur Skënderbeun në Korçë me rezultatin 2-1, duke marrë një fitore shumë të rëndësishme për rigritjen në klasifikim.

Bardheblutë kalojnë në avantazh me golin e Kobinas, në pjesën e parë, e brenda kësaj pjese skuadra e Skënderbeut barazpeshon shifrat me Sibon.

Në pjesën e dytë, të dyja skuadrat u hapën shumë, duke krijuar rrezikshmëri në portën e secilës për të kërkuar me ngulm fitoren, pasi barazimi nuk i ndihmonte për asgjë.

Kur gjithçka shkonte drejt mbylljes në barazim 1-1, Tirana gjen golin e dytë dhe të fitores me Majkëll Ngo. Me 3 pikët e marra, bardhelbutë ngjiten në kuotën e 28 pikëve, po në vendin e shtatë, ndërsa Skënderbeu i rikthehet krizës, që nuk po gjen zgjidhje prej shumë javësh.

Top Channel