Faza e parë e “The Voice Kids” ajo e Audicioneve të Fshehura përfundon sonte.

Për rreth 6 javë jemi njohur me konkurrentët e këtij spektakli që na kanë mhanitur me vokalin dhe historitë e tyre. Trajnerët kanë luftuar shumë për të marrë më të mirët në skuadrat e tyre, pasi ky sezon i “The Voice Kids” ka patur shumë fëmijë të talentuar.

Miriam Cani, Arilena Ara, Aleksandër dhe Renis Gjoka kanë përkatësisht 3, 4 dhe 2 vende të lira që do të plotësohen përgjatë spektaklit të sotëm. Në fund të mbrëmjes, secili prej tyre do të ketë në skuadër 18 konkurrentë që shumë shpejt do të përballen me njëri-tjetrin në Beteja.

Kjo mbrëmje nuk do të jetë e lehtë për trajnerët pasi mundësitë për të shtypër butonin janë të limituara. Karriget do të kthehen për herë të fundit dhe vetëm për më të mirët.

Cilët do të kenë shansin të bëhen pjesë e kësaj aventure? Këtë do ta zbuloni sonte në orën 21:00 vetëm në ekranin e Top Channel.

Top Channel