“Të gjithë e duan Krajkën”. Shfaqja në teatrin “Migjeni”, kushtuar kompozitorit

22/02/2019 15:26

Teatri “Migjeni” në Shkodër këtë vit celebron 70-vjetorin e krijimit të tij.

Siparin e aktiviteteve, teatri e çel me një “grand gala” me titull “Të gjithë e duan Krajkën”

Agim Krajka ka vetëm mirënjohje për çdo nderim që po i bëhet atij. Shkodrën, Krajka e personifikon si histori në vete.

Mbrëmjen e së dielës pritet që në skenën e teatrit “Migjeni” të ngjiten emrat më të mëdhenj të muzikës shqiptare për të risjellë perlat që Agim Krajka ka lënë ndër vite. Po ashtu, Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore nën dirigjimin e Edmond Dokos.

Historia në 7 dekada e teatrit profesionist “Migjeni” nuk kishte si të niste më bukur se me krijimet e Agim Krajkës.

Top Channel