Mbrojtësi francez rinovon për 6 sezone kontratën me Manchester City

22/02/2019 21:38

Pas 13 muajsh me fanellën e Manchester City, mbrojtësi francez Aymeric Laporte ka bindur të gjithë me performancën e tij.

Klubi “Citizens” vendosi t’i rinovojë futbollistit kontratën, duke zgjatur bashkëpunimin mes palëve deri në vitin 2025.

Aymeric Laporte iu bashkua City-t janarin e vitit të kaluar, pasi u transferua për shumën e 57 milionë stërlinave nga Athletic Bilbao.

Me kontratën e re janë përmirësuar ndjeshëm edhe fitimet e mbrojtësit 25-vjeçar, i cili ka luajtur 35 takime me Manchester City, duke shënuar edhe dy gola.

Top Channel