Administratori i Interit, Giuseppe Marotta zbuloi një pjesë të merkatos së skuadrës zikaltër, duke pranuar firmën në ditët e ardhshme me një futbollist me eksperiencë, si Diego Godin.

Lojtari që ekzaltoi tifozët e skuadrës milaneze për golin kundër Juventusit në Champions League, pritet të zyrtarizohet për të shkuar në Serie A duke nisur nga muaji qershor, kur të mbyllë sezonin me Atleticon e Madridit.

“Jam i lumtur për Godin dhe golin që shënoi të mërkurën. Nuk mund të shtoj detaje të tjera të tratativave që po vazhdojnë, por dua t’u them tifozëve se jemi në një fazë mjaft të avancuar. Kjo më bën optimist për lojtarin e ri, do të arrijmë shumë shpejt në njoftimin zyrtar”, tha Marotta.

Administratori i Interit nuk mund të anashkalonte edhe temën kryesore të këtyre ditëve, atë rreth sulmuesit kryesor të ekipit, Mauro Icardi, që kërcënon të mos luajë nëse nuk i rikthehet shiriti i kapitenit.

“Nuk e di kur do të kthehet Icardi, por jam optimist se do të lërë problemet me gjurin. Sjellja ndaj tij nuk është procedim disiplinor”, tha zyrtari interist.

Top Channel