Dyshja Aleksandër dhe Renis Gjoka plotësuan skuadrën e tyre në mbrëmjen finale të Audicioneve të Fshehura me një multi-talent.

Lolita është konkurrentja e 18-të që u bë pjesë e skuadrës së tyre e cila dha një performancë shumë të bukur në skenë.

Ajo këndoi me stil këngën “Riptidte” duke e shoqëruar veten edhe me kitarrë. Talenti i saj në kitarrë është për t’u vlerësuar pasi gjithçka ajo e ka mësuar vetë duke parë video në YouTube.

Gjokave sonte i’u shtuan dy artiste, Sara dhe Lolita. Kjo e fundit është e lumtur që plotësoi skuadrën e saj të preferuar.

Top Channel